“Po e përjetoj shumë si në 2014”! Hysaj nuk përmbahet në Serbi: Lojtarët e panë vetë ç’po ndodh këtu

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Serbisë. Një ndeshje e cila do të luhet në orën 20:45 dhe do të vendos shumë sa i përket vendit të dytë në grupin tonë. Ndërkohë para këtij takimi, në konferencën për shtyp ishte trajneri Silvinjo dhe Elseid Hysaj. Në fillim ai që foli ishte Elsi Hysaj, ku tregoi se djemtë tanë janë gati për këtë finale të madhe.

“Për mua emocionalisht është e njëjta gjë si në 2014, po e përjetoj shumë emocionalisht edhe tani dhe mezi po pres të futem në fushë nesër. Këto masa sigurie kanë qenë edhe herën e kaluar, e kanë për sigurinë e tyre më shumë, por na jep më shumë karikim për nesër.
Të gjithë lojtarët e kanë parë vetë dhe e kanë kuptuar sesi është kjo ndeshje nesër, panë çdo gjë nga hoteli kur dolëm deri këtu kur erdhëm. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim as për humbje, nuk na dalin as 100%, duhet të japim 120%”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/