Rei Manaj nuk po shitet ende dhe vazhdon të jetë pjesë e Sivaspor, pavarësisht se tërhoqi vëmendjen me golat e shumtë të shënuar në sezonin e shkuar.
Ekipi turk i vendosi çmimin prej 15 milionë eurosh kartonit të shqiptarit para Europianit, duke shpresuar se vlera do të rritej në rast shpërthimi në Gjermani.
Por për momentin, ekipet e tjera japin vetëm gjysmën e ofertës të Sivaspor. Këtë e ka pranuar trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun.
“Janë 3-4 ekipe që e duan Manajn. Drejtuesit tanë nuk e lëshojnë nëse nuk vjen oferta e duhur ekonomike. Për momentin ofertat nuk e arrijnë dëshirën tonë, japin 6-7 milionë euro. Nëse shuma nuk arrin atje ku duhet, ne nuk e lëshojmë Manajn”, tha Uygun. /Sport Ekspres/