“Po luajmë vetëm kundër sistemit, e neveritshme”! Real Madrid TV e tepron: Duhet të tërhiqemi menjëherë nga La Liga

Real Madridi arriti një përmbysje të madhe në transfertë kundër Valencias. Pavarësisht se ishin me një lojtar me pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Vinicius, në minutat e fundit me Modric dhe Bellingham erdhi përmbysja në 1-2. Ndërkohë një skandal i madh ndodhi me Vinicius. Pas konfliktit me portierin rival, arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. Vinicius shkoi për të sulmuar edhe arbitrin, por Rudiger evitoi skandalin më të madh. Sipas Real Madrid TV, madrilenët po luajnë kundër sistemit.

“Karton i kuq për Vinicius. Klubi duhet të tërhiqet menjëherë nga liga. Ky kampionat është i neveritshëm. Çdo ndeshje sjell një cirk. Kjo ndodh vetëm me Real Madridin. I gjithë sistemi është kundër klubit. Sonte mundëm Valencian, gjyqtarët dhe këtë ligë të pistë. Ne po luajmë vetëm kundër të gjithëve”, ka thënë Real Madrid TV, i cili është akuzuar edhe më herët për presion karshi arbitrave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/