Po mbetet në hije, në Turqi habiten nga sjellja e Ernest Muçit: Ky lojtar është për t’u admiruar

Ernest Muci është duke kaluar një moment jo të mirë në karrierën e tij, megjithatë futbollisti shqiptar është mësuar tashmë me lëkundjet ekstreme. Në gjithë këto vitet e fundit është e zakonshme që ish-lojtari i Tiranës të mbetet në hije, pastaj papritur të shpërthejë si një yll i madh, të rikthehet në stol dhe të marrë sërish qendrën e vëmendjes.

Vecanërisht te Legia e Varshavës kjo situatë ka ndodhur gjithmonë, por për fatin e keq, duket se po ndodh edhe te Beshiktashi. Muci nuk kërkojë kohë për përshtatje dhe menjëherë pas transferimit të tij në sezonin e kaluar tregoi të gjithë potencialin në Turqi.

Por pas ardhjes së Rafa Silvas, Ernesti nuk është përdorur shumë nga ana e trajnerit. Pavarësisht këtij momenti jo të mirë, Muci duket që jo vetëm nuk po ndikohet, por po merr më shumë motiv për t’u përmirësuar. Në Turqi tregojnë se lojtari po bën stërvitje shtesë edhe në momentet kur lojtarët e tjerë të Beshiktashit gjenden pushim. “Një sjellje për t’u admiruar”, shkruan Sporx. /Sport Ekspres/