Ardon Jashari ka rrëfyer për “Il Foglio”-n transferimin e tij të Milani. Mesfushori shqiptar ka treguar se Club Brugge refuzonte me çdo kusht largimin e tij, por ai e dinte me bindje se Milani do të bënte gjithçka për ta bindur. Jashari tregon se telefonatën e parë nga Igli Tare e ka marrë gjatë kohës kur po shijonte pushimet e tij në Ibiza, ndërsa shton se zëri nisi t’i dridhej kur pak ditë më vonë komunikoi me Zlatan Ibrahimovic-in.
“E mbaj mend mirë atë periudhë. E kisha përfunduar sezonin me Club Brugge-n, duke fituar Kupën e Belgjikës, dhe isha një nga lojtarët më të fortë në skuadër. Klubi absolutisht nuk donte të më shiste. Pozicioni i tyre ishte i qartë. Flisja me agjentin tim çdo ditë, duke e ditur që Milani ishte shumë i interesuar. Isha me pushime në Ibiza me të dashurën time, duke u çlodhur kur më ra celulari. Numri ishte italian.
U përgjigja menjëherë. Ishte Igli Tare. E kuptova menjëherë se Milani do të bënte gjithçka për të më bindur, dhe kjo më emocionoi shumë. Nga ana tjetër, kisha respekt të madh për Club Brugge-n. Doja vetëm të gjeja zgjidhjen më të mirë për të dy ne. Sigurisht, si mund ta refuzoje një klub kaq të madh si Milani?
Çfarë e përshpejtoi mbërritjen time në Milano? Puna e të gjithë ekipit të menaxhimit. Rreth dhjetë ditë pas telefonatës së drejtorit, telefonoi edhe Zlatan Ibrahimovic-i. Ai më tregoi për projektin. Isha i emocionuar në telefon, zëri pothuajse më dridhej, por isha i motivuar dhe gati për të filluar një sfidë të re.
Jam këtu për të fituar, për ekipin dhe për tifozët. Dua që çdo ditë të jap gjithçka. Qëllimi është i qartë: Të kthehemi përsëri në Champions League. Puna do të jetë e vështirë, por kjo nuk na tremb”, ka thënë Ardon Jashari./Sport Ekspres/