Po përgatitet për nivelin më të lartë, Adrion Pajaziti luan edhe kundër Seviljës

Adrion Pajaziti është duke provuar veten karshi rivalëve në nivelin më të lartë. Pasi shkëlqeu me të rinjtë e Fulham, futbollisti shqiptar iu bashkua ekipit të parë.

Një arritje më vete pasi trajneri i Fulham nuk i jep shumë mundësi të rinjëve. Në miqësoret përgatitore, talenti i Shqipërisë U-21 ka shënuar një gol. Ai ka luajtur edhe dje 45 minutat e para kundër Seviljës në humbjen 1-2, ku bëri një paraqitje pozitive.

Megjithatë sipas informacioneve të Sport Ekspres, pritet që Pajaziti të transferohet në një tjetër skuadër pas mbylljes së përgatitjeve për sezonin e ri. /Sport Ekspres/