Po planifikohet titullar ndaj Atalantës, trajneri i Zhegrovës: Mund të luajë 90 minuta pa problem, është transformuar për Juventusin

Fundjava pritet që ta gjejë fushë nga minuta e parë Edon Zhegrovën. Sulmuesi shqiptar është rekuperuar nga dëmtimi që e la gjatë jashtë tapetit të gjelbër. Sipas mediave italiane, Tudori po shqyrton mundësinë për ta aktivizuar Zhegrovën titullar përballë Atalantës. Ndërkohë, në një intervistë për “Tuttosport”, përgatitësi atletik i tij ka siguruar se Edoni është në formën më të mirë dhe se mund të përballojë 90 minuta.

E ndihmova të përballonte stuhinë, të kthehej më i fortë se kurrë. Sepse po, ai është ndryshe nga më parë. Zhegrova është plotësisht i aftë të luajë 90 minuta futboll pa asnjë problem. Ka qenë një transformim i plotë, si fizikisht, ashtu edhe në aspektin e zhvillimit të masës muskulore. Ai është aktualisht në kulmin e formës së tij fizike dhe mendoj se është gati për çdo sfidë që mund të lindë.

Ne punuam posaçërisht mbi kërkesat e rolit në fushë përmes seancave teknike me topin dhe lëvizjeve me intensitet të lartë. Imagjinoni, luajtëm një lojë të veçantë: nën presion të madh, posaçërisht mbi kërkesat e rolit në fushë, përmes seancave teknike me topin dhe lëvizjeve me intensitet të lartë. Kam punuar me shumë lojtarë, por Edoni është i veçantë. Ai është një nga ata lojtarë me mentalitetin e dikujt që nuk dorëzohet kurrë”, ka deklaruar Ardian Sallahu.