“Përpiqem dhe provoj përsëri, stërvitem sa më shumë që mundem”, kjo është formula e suksesit e Kristjan Shpendit. 20 golat e shënuar prej tij në këtë sezon nuk janë rastësi. Ato janë frut i punës së palodhur të sulmuesit shqiptar gjatë stërvitjes. Shpendi ka treguar për “Il Resto del Carlino”-n se përmirësimi vjen vetëm duke u përpjekur vazhdimisht. Ai zbulon se mbrëmjet në mesjavë i kalon duke parë Ligën e Kampionëve, jo për të shijuar futbollin, por për të mësuar prej më të mirëve.
“Për sa kohë që ka një top afër, unë e gjuaj. Përpiqem dhe provoj përsëri, stërvitem sa më shumë që mundem. Kështu përmirësoheni vërtetë.
Të mërkurave shikoj Ligën e Kampionëve. Unë mësoj (nga Liga e Kampionëve). Nuk më pëlqen të ulem atje dhe të shikoj vetëm për hir të saj. Unë vëzhgoj lojtarët, studioj lëvizjet e tyre. Nëse ata janë atje, ndër më të mirët në botë, ka një arsye. Le të shohim çfarë mund të bëjmë për t’i imituar ata”, ka thënë Kristjan Shpendi./Sport Ekspres/