Fisnik Asllani është një prej lojtarëve shqiptarë më të mirë të momentit. Forma e këtij lojtari është fantastike, ndërsa po shfaq gjithë potencialin si në klub ashtu edhe në Kombëtare.
Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Barcelona kërkon të marrë Fisnik Asllanin. Ndërkohë në ditën e sotme, media e njohur e huaj “Fischaje.net”, ka dalë me një tjetër lajm ku thuhet se Bayern Munich do t’i bëjë Barcelonës konkurrencë për të marrë lojtarin shqiptar.
“Bayern Munich hyn në garë për Fisnik Asllanin. FC Bayern Munich i është bashkuar garës për Asllanin. Bavarezët e shohin atë si një kandidat afatgjatë për të forcuar sulmin e tyre.
Strategjia e Bayernit parashikon që Asllani të bëhet pasardhësi natyror i sulmuesit të tyre. Progresi i tij në Bundesligë ka krijuar konsensus të brendshëm se ai është një lojtar për t’u ndjekur”, shkruhet në median e huaj. /Sport Ekspres/