Milani ka zhgënjyer me lojë në mbrëmjen e sotme në Champions League kundër Crvena Zvezdës. Një fitore e vuajtur 2-1, por kuqezinjtë kanë rrezikuar shumë edhe sa i përket kalimit të mëtejshëm, duke qenë fare pranë hapit të gabuar ndaj ekipit serb. Trajneri i Milanit, Fonseka, ka shpërthyer në konferencën për shtyp kundër lojtarëve duke i kërcënuar se nëse nuk impenjohen, do të aktivizojë lojtarët e moshave.
“Unë vijë në klub cdo ditë për të bërë më të mirën, nuk mund të thuash të njëjtën gjë për të gjithë. Nuk do ta kem aspak problem të fus në fushë lojtarët e moshave të Milanit nëse do të vazhdojnë kështu. Ne e kemi detyrim të japim gjithka në fushë. Është e mundur të bësh një gabim në një pasim, por është e vështirë të shikosh një skenë të tillë. Cfarë më ka mërzitur? Jo, nuk jam i zemëruar, jam i trishtuar, doja të shihja një ekip tjetër nga ky që pashë sot”, tha Fonseka. /Sport Ekspres/