Pogradeci po kërkon me çdo kusht ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Liqenorët kanë arritur të kalojnë me sukses dy pengesa të vështira, Besën dhe Burrelin, e tashmë duhet të kalojnë edhe një finale të fundit për të bërë realitet ëndrrën e tyre.
Ditën e dielë Pogradeci do të përplaset në “play-out” me klubin më të titulluar të futbollit shqiptar, Tiranën. Për të motivuar më tepër lojtarët, presidenti Armand Lilo ka vendosur të japë 100 mijë euro shpërblim. Një shifër e majme, e cila mbetet për t’u parë nëse do të japë efektin e kërkuar në fushën e lojës./Sport Ekspres/