Pogradeci i lë të gjithë pa fjalë, heq Besën e Kavajës dhe gjen Tiranën në finale

Pogradeci nuk ndalon me befasitë. Pasi mundi surprizën e këtij sezonit në Kategorinë e Parë, Burrelin, sot Pogradeci luajti finalen e Play Off ndaj Besës.

Pavarësisht se këta të fundit u renditën në vendin e 3, afër ngjitjes direkte në Superiore, Besa gaboi në fund.

Pogradeci e mundi 0-1 falë golit të Alidemaj nga goditja e dënimit në minutën e 14. Ky gol mjaftoi që Pogradeci të fitojë Play Off e Kategorisë së Parë dhe tani do të përballet me Tiranën, për të përcaktuar se kush do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/