Portieri i Espanjol po e provokonte, turpërimi që i bëri Mbappe: Mjeshtër, nuk po të kuptoj fare, çfarë po thua?

Tanimë është e modës që portierët të vendosin në presion lojtarët kundërshtarë para gjuajtjes së penalltisë. Kështu ata ngrenë presionin te ekzekutuesi i 11-metërshit duke ndikuar jo pak dhe shpesh kjo zgjedhje rezulton e suksesshme.

Por portieri i Espanjol Joan Garcia zgjodhi kohën më të gabuar për ta bërë një gjë të tillë. Kur Real Madridi po fitonte 3-1 ndaj Espanjol dhe Mbappe mori një penallti, Garcia kërkoi të provokonte francezin e sapoardhur në Spanjë.

Në atë situatë me ndeshjen që ishze mbyllur, Mbappe jo vetëm që nuk mund të vendosej në presion, por nisi të tallte portierin rival dhe të qeshte së bashku me shokët e skuadrës. “Mjeshtër, nuk të kuptova asnjë fjalë deri tani, çfarë po thua”, ka thënë Mbappe mes të qeshurës. Sigurisht që nëse rezultati do të ishte 1-1 dhe penalltia e Mbappe do të ishte vendimtare situata do të ishte tjetër, por portieri i Espanjol zgjodhi momentin e gabuar. Në fund Mbapoe shënoi dhe Reali fitoi 4-1. /Sport Ekspres/