“Prehu në paqe”! Momenti prekës pas ndarjes nga jeta të vajzës, lojtarët e Tiranës e nisi ndryshe kundër Flamurtarit

Kampi bardheblu është tronditur dje nga lajmi tragjik i marrë në orët e para të mëngjesit. Vajza e lojtarit Freddy Alvarez është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Gjithë opinioni sportiv është solidarizuar me familjen e futbollistit të Tiranës në këtë moment kaq të vështirë në jetën e tij.

Për këtë arsye është shtyrë edhe takimi mes Tiranës dhe Flamurtarit për ditën e sotme. Para nisjes së takimit, lojtarët e Tiranës kanë pasur një moment shum? emocionues duke dërguar lule dhe uruar prehjen në paqe të vajzës së Alvarez. /Sport Ekspres/