“Pres shumë nga Asllani”, trajneri i Torinos: Kristjani e kërkoi këtë mundësi

Trajneri i Torinos është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve në prag të sfidës së parë në Serie A, asaj kundër Interit. I pyetur për merkaton, Baroni ka thënë se klubi i ka zëvendësuar lojtarët e larguar me fubollisë të të njëjtit nivel. Trajneri i Torinos ka shtuar se pret shumë prej  Asllanit dhe Ngongez, padi të dy e kërkuan këtë transferim.

“Pasi Riçi u largua, erdhi dikush me karakteristika të ngjashme, Asllani. Kemi sjellë lojtarë të motivuar. Lojtarët duhet të jenë në fushë dhe të besojnë në këtë projekt. Kanë mbetur edhe disa ditë, por ne kemi qenë të qëndrueshëm dhe në harmoni me klubin.

Ngnonge? Ai tani ka mundësinë të luajë, të cilën nuk e ka pasur më parë. Pres shumë prej tij, sepse ai dhe Asllani e kërkuan këtë mundësi. Çdokush që dëshiron t’i bashkohet një ekipi e bën atë një përparësi dhe ne vetëm mund të përfitojmë prej kësaj”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/