Steaua e Bukureshtit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve befasuese kundër Shkëndijës. Kampionët e Rumanisë kanë përmbysur Dritën me shifrat 3-2 në turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës. Sipas “Fanatik.ro”, presidenti Steauas ka deklaruar se duhet të jesh vërtetë pa fat që të elemonohesh nga një ekip si Drita.
“Siç tregoi loja, topi ishte vetëm në këmbët tona. Ata shënuan vetëm prej fatit të keq. Kur topi mbeti në këmbët e tyre, goli nuk u shënua. Çfarë emocionesh duhet të kem? Nuk pata emocione se nuk po shënonim asnjë gol. Thashë ndoshta do të luajmë kualifikimin atje, por nuk mund të eliminohesh nga një ekip i tillë. Duhet të jesh pa fat, por sa pa fat mund të jesh”, ka deklaruar Xhixhi Bekali./Sport Ekspres/