Presioni i Granadas është i pavlerë për ekipin tjetër të La Liga, Las Palmas pret të marrë Myrto Uzunin me ulje çmimi

Granada do të rrëzohet këtë sezon nga La Liga, por me siguri që të njëjtin fat nuk do ta ketë Myrto Uzuni. Pasi në media qarkulloi lajmi se Sevilja dëshironte kartonin e tij, tanimë vjen një tjetër hipotezë.

Mediat spanjolle raportojnë se Las Palmas kërkon të marrë Uzunin. Sipas tyre, çmimi bazë i Uzunit është 10 milionë euro, por klauzola e largimit është 12 milionë euro. Las Palmas kërkon që të marrë Myrton me një shifër më të vogël se 10 milionë euro.

Ndërkohë Granada qëndron bindshëm deri tani dhe ia ka shprehur qartë ekipi tjetër të La Liga se nuk do të tërhiqet nga çmimi fillestar. Megjithatë ky presion nuk vlen deri tani për Las Palmas që e di mirë se me rënien nga La Liga, Granada do të ketë nevojë të madhe për të ardhura dhe çmimi i Uzunit do të ketë një rënie, ndryshe nëse do të qëndronte në elitë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/