Trajneri i Everton, Dyche, ka folur sa i përket Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar tërhoqi vëmendje të madhe në debutimin me Everton, në ato pak minuta. Megjithatë për trajnerin e Everton është ende herët që Broja të ketë vazhdimësi që në këtë moment. Sipas tij, shqiptari ka ende nevojë për shumë punë dhe për momentin do të jetë si një “armë sekrete” që vjen nga stoli.
“Broja ka fizik dhe prezencë. Është gjigant në trup dhe lëviz shumë mirë, më i shpejtë nga sa mendojnë shumica e njerëzve. Ka një avantazh të madh në lojën e tij. Dëshiron të tregojë aftësitë e tij dhe kjo më gëzon shumë. Ai mendon se te Chelsea nuk ia doli të tregonte veten, a do t’ia dalë këtu? Është ende herët për karrierën e tij.
Ka kaluar shumë gjëra, huazime, dëmtime, duhet të prisni dhe ta shihni. Po gjen rrugën e tij dhe po punon, duhet akoma të zhvillohet. Është herët për mua të jap një përgjigje të saktë mbi Brojën sepse ishte i dëmtuar dhe nuk kam punuar për kohë të gjatë me të. Nga instikti dhe nuhatja ime, Broja ka një shans të madh për të formuar veten në shumë gjëra. Ka një prezencë në sulm, është i shpejt, por e dua lojën e tij të qëndrueshme dhe në fazën ndihmuese për mbrojtjen ka nevojë për punë”, tha trajneri. /Sport Ekspres/