Luis Hasa është lojtari i radhës që pritet të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë. Më herët u shpall kampion Europe me Italinë U19, por duket se lojtari ka vendosur të ndërrojë fanellë. Një ndryshim pritet të ndodhë edhe në karrierën e tij në klub.
Aktualisht 20-vjeçari është pjesë e ekipit të dytë të Juventusit në Serinë C, ku shihet si një nga talentet që spikat më shumë në skuadër. “Il Giornale di Sicilia” ka raportuar se Hasa është pranë kalimit te Palermo. Klubi siçialian është pjesë e Serisë B dhe do të ishte një hap i mirë në karrierë ne Hasës. Sezonin e shkuar, Palermo e përfundoi kampionatin në vendin e 6 në renditje dhe sezonin e ardhshëm synon ngjitjen në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/