Koha kalon dhe futbolli ka nisur të ndryshojë në mënyrë drastike, jo vetëm në klube, por edhe në Kombëtare. Në turne të rinj po krijohen për ekipe, ka një ndryshim të madh edhe në kompeticionet ku marrin pjesë Kombëtaret.
Nëse më parë ishte e pamundur që Kombëtare si Shqipëria të merrnin pjesë në evenimentet kryesore, tani edhe Botërori do të jetë më lehtë i arritshëm. Në Botërorin e 2026, do të marrin pjesë 48 ekipe, një zgjerim i madh që ndodh për herë të parë pasi më herët merrnin pjesë vetëm 32 ekipe.
Nëse më parë në skemën me 32 ekipe UEFA dërgonte 13 ekipe në Botëror, me skemën e re, UEFA dërgon 16 ekipe në Botëror. 3 vende më shumë për Europën, që nuk ndihet edhe aq shumë në fazën kualifikuese për ekipe si Shqipëria. Megjithatë propozimi i fundit i ardhur nga Uruguai, bën që Shqipëria të afrohet më shumë se kurrë me Botërorin.
Një delegat nga Uruguai, Ignacia Alonso, ka bërë një propozim që Botërori i 2030 të kalojë me 64 ekipe. Në momentin që kjo ide është hedhur në FIFA, ka pasur një heshtje nga të gjithë të pranishmit. Ndërkohë Infantino, e pranoi këtë propozim duke kërkuar që të analizohet më shumë nga afër.
Shumë besojnë se Infantino që e ka zgjeruar njëherë Botërorin nga 32 në 48 ekipe, të bën një tjetër zgjerim duke parë më shumë shtete që do të marrin pjesë në Botëror, më shumë ndeshje, më shumë para. Por të tjerë mendojnë se kualifikueset do të dilnin jashtë interesit, veçanërisht në Amerikën e Jugut ku nga 10 ekipe, në skemën aktuale me 48 ekipe që marrin pjesë në Botëror, nga 10 ekipe kalojnë 7 prej tyre.
Por nëse ndodh një zgjerim i tillë, që në Botërorin e 2030 të marrin pjesë 64 ekipe, atëherë situata do të ishte edhe për Botërorin ashtu si edhe Europiani, ku Shqipëria është kualifikuar 2 herë në vitet e fundit. Për ta pasur më të qartë dhe për ta marrë si shembull, nëse do të ishim në të njëjtin grup kualifikues si tani ku jemi me Anglinë, Serbinë, Moldavinë dhe Lituaninë, atëherë Shqipëria mjafton për të dalë në vendin e 2 për të marrë biletën direkte për në Botëror, por do të kishte shanse edhe me vendin e 3 për t’u renditur mes vendeve të treta më të mira, ndryshe nga tani ku vetëm vendi i parë të jep biletën direkte dhe i dyti të dërgon në Play Off, ndërsa gjithë vendet e tjera nuk të japin asgjë. Pra në këtë skemë me 64 ekipe, në Botëror do të kalonin rreth 22 ekipe nga Europa ndërsa në Europianin e Gjermanisë ishin në total 24 ekipe, do të jetë thuajse e njëjta mënyrë procedimi si në kualifikueset e Europianit dhe në ato të Botërorit. /Sport Ekspres/