“PSG është ekip i pabesueshëm”! Trajneri i Real Madridit çudit pas humbjes 4-0: Sot jemi ekip më i mirë, por nuk ua shpjegoj dot tani

PSG ka poshtëruar Real Madridin në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve! Kjo ishte ajo që ndodhi në mbrëmjen e sotme, teksa madrilenëve nisën që t’u dridhen këmbët dhe të bëjnë dy gabime të pabesueshme në minutat e para, për të dhuruar dy golat e parë për PSG. Në fund, 4-0!
Menjëherë pas ndeshjes, Xabi Alonso ka dalë në konferencën për shtyp, atje ku tha se kjo ndeshje i përkiste sezonit të mëparshëm, atje ku ishte Anceloti në krye dhe se ky nuk është Reali i tij. Sigurisht, kjo e nënkuptuar.

“Kishim ndërtuar planin tonë për ndeshjen, por pas 10 minutash, ndeshja mori histori tjetër. Nuk duhet të harroni dicka, kjo ishte ndeshja e fundit për sezonin 2024-2025, nuk ishte ndeshja e parë e sezonit 2025-2026.

Po është shumë e vështirë, PSG e ka ndërtuar prej vitesh këtë projekt, ne tani po e ndërtojmë. Nuk kam folur dot as për merkato me klubin pasi kemi qenë të impenjuar me Botërorin e klubeve. Sot ne kemi dalë një ekip më i mirë sesa kemi qenë më parë, ka shumë gjëra pozitive, por nuk ua shpjegoj dot tani këtë, pas këtij rezultati. Ekziston një diferencë e madhe dhe ne duhet të punojmë shumë që ta mbyllim”, tha Alonso. /Sport Ekspres/