PSG-ja ka fituar bindshëm në ndeshjen e parë “play off” të Champions League-s. Klubi parisien ka mposhtur pastër 0-3 Brestin në transfertë. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 21-të dhe mban autorësinë e Vitinjës. Ndërkohë dy golat e tjerë u realizuan nga Dembeleja.
Ky i fundit tundi rrjetën përkatësisht në minutën e 45+1 dhe në minutën e 66-të. Me këtë fitore PSG-ja ka hedhur njërin hap drejt kualifikimit. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 shkurt, duke nisur nga ora 21:00./Sport Ekspres/