Interi e përfundoi në mënyrë tejet zhgënjyese rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Humbja 5-0 kundër PSG-së në finale e zbehu ecurinë e zikaltërve në Europë, ku më parë eleminuan skuadra favorite si Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën. Presidenti Marota është treguar i sinqertë pas ndeshjes, kur deklaroi për mediat se Italia nuk është parajsa e futbollit dhe se futbolli italian nuk ka më fuqi ekonomike. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo finale nuk duhet t’i fshijë meritat e Interit në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
“Italia nuk është më një parajsë futbolli. Jemi një lëvizje futbollistike në tranzicion. Më të mirët po largohen nga Italia. Fuqia ekonomike nuk është në Itali, për shembull është te PSG-ja, e cila ka një buxhet të pakufizuar. Nuk është një alibi, unë ende besoj se “Made in Italy” mujd t’i arrijë këto objektiva. Por ekipet favorite janë me siguri të tjera dhe janë ata që më pas fitojnë.
Ishte një mbrëmje negative, kundërshtari na la në hije në gjithçka. Kjo nuk duhet ta fshijë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Ramë në një mënyrë shumë të brishtë sot (dje), por dua t’i falenderoj lojtarët dhe trajnerin, të cilët mundën skiadra si Bajerni dhe Barcelona. Ky klub e meriton këtë skenë”, ka deklaruar Bepe Marota./Sport Ekspres/