Liverpuli i ka thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve. PSG-ja është hakmarrë sot për atë humbje të një jave më parë, kur dominoi bindshëm Liverpulin, i cili më pas fitoi me vetëm një goditje në portë. Por këtë herë fati ishte në krahun e parisienëve. Dembeleja tundi rrjetën që në minutën e 12, duke bërë që ndeshja të përfundonte me shtesa. Megjithatë as koha shtesë prej 30 minutash nuk mjaftoi për të njohur ekipin që do të priste biletën për në çerekfinale.
Nëse një javë më parë Alison Bekeri u shndërrua në heroin e Liverpulit me pritjet e tij të jashtëzakonshme, këtë herë prozhektorët u kthyen në anën tjetër. Donaruma priti me sukses dy 11 metërsha të Liverpulit në ruletën e penalltive, duke i dhënë kualifikimin PSG-së. Një fitore që vlen dyfish për parisenët, teksa u sigurua në një nga stadiumet më të zjarrta të Europës, në “Enfild”./Sport Ekspres/