PSG-ja shkatërron Inter Majemin, Dembeleja i merr të gjithë uniformën Mesit pas ndeshjes

PSG-ja është kualifikuar më tej në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA. Një përballje e hidhur e Mesit me ish-skuadrën e tij, teksa parisienët i kanë mposhtur thellë me rezultatin 4-0. Kampionët e Europës e mbyllën historinë e këtij takimi që në pjesën e parë. Nevesh (6′, 39′), Alvesh (44′ autogol) dhe Hakimi (45’+3′) i dhanë fitoren PSG-së me golat e tyre.

Ndërkohë, pas përfundimit të sfidës, Dembeleja ka pozuar përkrahë Lionel Mesit, foto të cilën e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. Sulmuesi francez ka ndarë edhe një tjetër detaj me ndjekësit e tij. Dembeleja nuk i ka kërkuar vetë fanellën Leo Mesit, por të gjithë uniformën e tij. Së bashku me fanellën, ai i kishte kërkuar 7 herë fituesit të Topit të Artë edhe tutat e sportit dhe këpucët e tij./Sport Ekspres/