I gjithë futbolli është tronditur nga ndarja nga jeta e lojtarit të Liverpul, Diogo Jota. Së bashku me vëllain e tij, ata humbën jetën në makinë teksa plasi goma dhe më pas makina u përfshi nga flakët.
Të gjithë ishin të bashkuar në zi, shumë i thanë publikisht lamtumirën Diogo Jotës, dhe lojtarët e Paris Saint-Germain filluan seancën stërvitore para ndeshjes çerekfinale të Kampionatit Botëror të Klubeve kundër Bayern Munich me një minutë heshtje.
Nuk ishte e lehtë për askënd, dhe lojtarët e ekipit kombëtar të Portugalisë, Vitinho dhe Mendes, nuk mundën t’i fshihnin lotët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
PSG pays tribute to Diogo Jota with an emotional minute of silence ?? #beINSPORTS #FIFACWC pic.twitter.com/4WcgOsJ31q
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) July 3, 2025