“Qasja do të jetë e njëjta si në fitoren 4-0 kundër Realit”, Fliku kërkon disiplinë: Portierin e lashë në stol, erdhi 3 herë me vonesë

E gjithë vëmendja e sportdashësve mbrëmjen e nesërme do të jetë e kthyer drejt “el klasikos”. Barcelona dhe Reali i Madridit do të ballafaqohen për trofeun e Superkupës së Spanjës. Hansi Flik ka pranuar në konferencë për shtyp se qajsa e Barcelonës do të jetë po njësoj si në fitoren 4-0 kundër madrilenëve.

“A do të përshtasim të njëjtën qasje si në fitoren 4-0 kundër Madridit? Po, unë nuk besoj se do ta ndryshojmë stilin tonë. Do të qendrojmë të përkushtuar ndaj së njëjtës filozofi. Dani Olmo mund të luajë nesër. Ai është gati dhe është i lumtur. Është i disponueshëm. “Injaki Pena”? E ndëshkova në gjysmëfinale kundër Atletik Bilbaos, sepse ishte hera e 3-të që ai ishte me vonesë. Kështu që e ula në stol”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/