Qazim Laçi e nis nga minuta e parë kundër yjeve të Guardiolës, Zhegrova dhe Hoxha ulen në stol në Champions

Qazim Laçi do të luajë sot një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës së tij. Mesfushori shqiptar është përzgjedhur nga minuta e parë për t’i bërë ballë një prej ekipeve më të mira të botës. Laçi do të sfidojë yjet e Guardiolës në javën e tretë të Champions League-s. Ndërkohë, tre shqiptarët e tjerë, Krasniqi, Tuci dhe Rrahmani do ta fillojnë ndeshjen nga stoli.

Po në stol do të jetë edhe lojtari shqiptar më në formë i momentit, Edon Zhegrova. Ky i fundit nuk është përzgjedhur nga minuta e parë kundër Atletico-s së Madridit. Po të njëjtin fat ka edhe Arbër Hoxha, i cili do të jetë i disponueshëm në stolin e rezervave për përballjen kundër Salzburg-ut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/