Rezultatet në ndeshjet e Kupës në Europë prodhojnë shpesh disa histori të çuditshme. E tillë ishte edhe takimi mes Tamëorthit dhe Totenhemit. Për këtë skuadër, mund të quhet një arritje e madhe fakti që e mbajti kohën e rregullt 0-0 ndaj një ekipi të Premier League që përtej rezultateve, ka super futbollistë në përbërje.
Ndërkohë Tamëorth është një ekip gjysmë amator që luan në kategorinë e 5 të futbollit në Angli, National League. Nga presioni i madh, në minutën e 101, një prej lojtarëve të Tamëorth realizoi autogol. Menjëherë pas këtij golit ekipi i Totenham nisi që të vriste kohën duke e mbajtur topin te këndorja kur dilnin në aksionet sulmuese. Një pamje vërtet qesharake duket ditur diferencën e madhe mes dy ekipeve. Më pas Kuluveski dhe Johnson e qetësuan Totenhemin dhe e shpëtuan nga turpi. /Sport Ekspres/