Ka përfunduar mes spektaklit të 6 golave të shënuar dueli mes Rajo Vajekanos dhe Realit të Madridit. Ekipi në të cilin luan edhe Ivan Balliu ka befasuar madrilenët në javën e 17 të La Ligës, duke i ndalur në një barazim 3-3. Vendasit tundën rrjetën që në minutën e 5 të takimit me anë të Lopezit, ndërsa në të 30-n ishte Mumini ai që dyfishoi shifrat.
Madrilenët kthyen sërish baraspeshën brenda pjesës së parë të ndeshjes falë golave të Valverdes në minutën e 39 dhe Bellinghemit në minutën e 45. Ndërkohë në minutën e 56 ishte Rodrigo ai që përmbysi shifrat, por goli i tij nuk mundi t’i siguronte 3 pikët Realit të Madridit. Palazoni tundi rrjetën në minutën e 64-t dhe fiksoi rezultatin në 3-3. Një rezultat mjaft pozitiv për Rajo Vajekanon, që nga ana tjetër i ka hequr mundësinë Realit të Madridit të ngjitet në krye të La Ligës. Tashmë “los blancos” janë një pikë larg Barcelonës kryesuese./Sport Ekspres/