Ramadani prin listën e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë në EURO 2024, 2 kuqezinj në top 4-she

Ramadani prin listën e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë në EURO 2024, 2 kuqezinj në top 4-she

Mesfusha shqiptare është ajo që ka përshkuar më tepër kilometra në fazën e grupeve në Euro 2024. Listën e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë gjatë këtyre ndeshjeve e prin Ylber Ramadani. Futbollisti i Leçes ka përshkuar gjithsej 37.5 kilometra në fazën e grupeve.

Ndërkohë, në top 4-she, pas Barelës dhe Souçekut, renditet Kristjan Asllani. Ky i funsit ka përshkuar plot 36.2 kilometra në përballjet kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Një dyshe e palodhur për kuqezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/