Java e parë e Ligës së Kampionëve ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Barcelona ka marrë tre pikët në transfertën e vështirë kundër Njukastëllit. Ishte Rashfordi ai që mori për dore katalanasit drejt fitores.
Sulmuesi anglez tundi fillimisht rrjetën me kokë në minutën e 58, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë realizoi një gol mbresëlënës nga jashtë zone. Vendasit u kundërpërgjigjën me Gordonin në minutën e 90, por tepër vonë për të ndrushuar fatin e ndeshjes.
Në krahun tjetër Guardiola ka mposhtur kampionin e Italisë. Siti ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Napolit falë golave të shënuar nga Halandi në minutën e 56 dhe Doku në minutën e 65./Sport Ekspres/