Stefano Pioli është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp për t’u përgjigjur rreth duelit të nesërm mes Milanit dhe Romës. Trajneri i kuqezinjve është pyetur nëse do të synojnë t’i afrohen nivelit të Real Madrid-Manchester City. Përgjigja ka qenë paska befasuese. Pioli është shprehur se Milani dhe Roma nuk janë larg këtij niveli. Madje, ai ka thënë se edhe në një përballje si Real-City pati gabime.
“Në letër, për nga mentaliteti, nesër do të jetë një sfidë e bukur, një spektakël i bukur, edhe për lojën individuale të lojtarëve. A është objektivi ynë të arrijmë nivelin e Real-City për nga argëtimi? Vitin e kaluar shkuam në gjysmëfinale të Champions-it. Edhe pse kemi luajtur në memente kur nuk kishim gjendjen më të mirë, prapë së prapë ishim atje. Nuk besoj se jemi larg, por duhet të rritemi edhe pak. Por nuk mendoj se jemi larg.
E vërtetë që Europa League është poshtë Champions League-s, por ka skuadra të forta si Bayer Leverkuseni ose si Liverpool-i. Askush nuk do të ishte befasuar nëse ne ose ata do të luanim në kompeticione më të rëndësishme europiane. Nesër d otë jetë atmosferë e një gare europiane, që do të luhet për 180 minuta. E vërtetë që Champions-i është Champions-i, dhe përpos vlerave teknike edhe dje në Real-City pati gabime në golat e parë”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/