Real Madridi njofton largimin e kapitenit, ishte koha për të ndarë rrugët së bashku

Gjiganti spanjoll Real Madrid njoftoi sot se kapiteni Nacho Fernandez është larguar nga klubi. Është spekuluar për një kohë të gjatë, tani është zyrtarizuar. Fillimisht i ka dhënë lamtumirën Toni Kroos, më pas ka lajmëruar largimin te Joselu dhe sot të njëjtën gjë ka bërë edhe Nacho Fernandez.

Reali ka konfirmuar largimin e lojtarit të tij. Klubi e falënderoi në njoftimin zyrtar dhe i uroi suksese në vazhdimin e karrierës, e cila do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/