Manchester City dhe Reali i Madridit do të përballen sërish në Champions League. Një përplasje e denjë për finale që do të largojë njërën nga skuadrat që në fazën e hershme të këtij kompeticioni.
Guardiola ka thënë në konferencë për shtyp se një fitore përballë madrilenëve do të ishte një nxitje e madhe për ekipin e tij deri në fund të sezonit. Sa i përket faktit se Reali shihet si favorit mbrëmjen e nesërme, trajneri katalanas ka kujtuar rastin kur City mposhti “los blancos” me rezultatin 4-0, edhe pse ata ishin favoritët për të triumfuar.
“Nëse do të fitojmë kundër Real Madridit, do të jetë një shtysë e madhe për pjesën e mbetur të sezonit. E di se si duam të luajmë. E di që ata me zor po presin për ndeshjen e nesërme. Nuk mund ta harrojmë që një dekadë më parë nuk ishim këtu.
Cili është ekipi favorit? Kur humbëm në Bernabeu dhe erdhët të na vizitonit, ju ishit favoritët. Më pas ne fituam 4-0. Kështu që për mua nuk ka rëndësi cili është favorit”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/