Një tjetër rezultat zhgënjyes për Realin e Madridit. “Los blancos” janë mposhtur sot me shifrat 1-2 nga Mançester Siti. Rodrigo zhbllokoi rezultatin në minutën e 28, por festa në “Santiago Bernabeu” nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 35 O’rajli riktheu baraspeshën, ndërsa 2 minuta nga fundi i pjesës së parë Halandi vulosi shifrat në 1-2. Sulmuesi norvegjez u rrëzua në zonën e madrilenëve dhe pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it, arbitri vendosi të sinjalizonte për penallti.
Më pas Erling Halandi nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11 metrave. Një goditje e rëndë për Realin e Madridit, që vazhdon të mos dalë dot nga kriza e rezultateve. Me këtë humbje, Guardiola ka bërë gati valixhet për Çabi Alonson, pasi u përfol se përballja ndaj Sitit do të ishte vendimtare për të ardhmen e tij në krye të stolit të Realit të Madridit./Sport Ekspres/