Reali i Madridit është kurorëzuar kampion i Kupës Interkontinentale. Karlo Ançeloti ka shtuar trofeu e tij të 15 me madrilenët në kabinetin e tij. “Los blancos” ishin shumë të fortë për Paçukën, të cilën e mposhtën lehtësisht me rezultatin 3-0.
Kilian Mbapeja zhbllokoi rezultatin në minutën e 37, ndërsa në të 53-tën ishte Rodrigo ai që shënoi një gol spektakolar. Në listën e golashënuesëve kishte vend edhe për Vinicius Xhuniorin. Sulmuesi brazilian tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur përfundimisht rezultatin 3-0./Sport Ekspres/