Interi kërkon që të mbyll marrëveshjen e largimit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar nuk është më në planet e trajnerit Chivu dhe zikaltërit po punojnë për të zgjidhur ngërcin me lojtarin e Shqipërisë.
Më herët janë refuzuar ofertat e Sasuolos dhe Betis, ndërsa këtë herë në garë është hedhur Bologna. Këta të fundit janë interesuar për situatën e Asllanit dhe Interi e vlerësonin kartonin e shqiptarit me 18 milionë euro.
Për momentin, kjo shifër duket shumë për Bologna-n, por te Interi janë të hapur edhe për një mënyrë tjetër largimi. Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet një formë huazimi nëse një ekip nuk del për të paguar shifrën e kartonit të shqiptarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/