Refuzoi Shqipërinë për Gjermaninë, trajneri e lë jashtë listës për ndeshjet e shtatorit

Pak muaj më parë, përpara shpalljes së listës së Kombëtares për EURO 2024-n, në opinionin sportiv kishte shpresë për një afrim të mundshëm të Brajan Grudës te kuqezinjtë. Por anësori i djathtë ka vendosur të përfaësojë Gjermaninë. Lojtari i Brajtonit u stërvit me ekipin e parë në fazën përgatitore për Kampionatin Europian, por pa marrë ftesën për në turneun më madhor të kontinentit në rang kombëtaresh.

Një ftesë të cilën duhet ta presë ende, pasi nuk ka mbërritur as për ndeshjet e muajit shtator. Gjermania ka publikuar listën e lojtarëve për sfidat me Hungarinë dhe Hollandën në Ligën e Kombeve, ku mungon emri i Grudës. Ndërkohë “Kicker”-i ka raportuar për një lëndim të mesfushorit me origjinë shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/