“Rei Manaj ishte 3 ditë me temperaturën 40 dhe shkoi në spital”, fizioterapisti i Kombëtares tregon prapaskenën me sulmuesin 

Humbja e penalltisë kundër Serbisë do të kujtohet gjatë, shumë gjatë për shqiptarët. Ndeshje të tilla si kundër Serbisë nuk harrohen lehtë në kujtesë dhe kurrsesi brenda kaq pak kohësh. Ilvi Begolli, fizioterapisti i Kombëtares, i ftuar në “Klan” ka treguar edhe prapaskenën e gjendjes shëndetësore të Rei Manajt para asaj ndeshje me Serbinë. 

“Rei Manaj, duhet ta përgëzojmë për sakrificën dhe shpirtin e treguar në fushë. Kaloi përtej limiteve fizike, Manaj ka qenë me 40 temperaturën për tre ditë, tre ditë para ndeshjes, ishte i shtruar në spital, ka marrë kurë atje, ka ardhur po prapë në hotel dhe është ndjekur nga mjekët me sërume dhe antibiotik dhe dy para ndeshjes është rikthyer në stërvitje”, tha Begolli. /Sport Ekspres/