“Rei Manaj? Këtu ka ardhur Robinho me Roberto Carlos”! Drejtori teknik i Sivaspor venit figurën e shqiptarit

Rei Manaj ishte emri kryesor i përmendur te Sivaspori dhe në mediat turke në gjithë këto kohë. Falë shqiptarit, Sivaspori mbijetoi sezonin e shkuar qetësisht, ndërsa këtë vit ranë nga elita dhe në fund patën një përplasje me Rei Manajn.

Sipas tyre, Manaj nuk është sjellë në mënyrë profesionale dhe refuzonte që të stërvitej. I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë shans që Manaj të qëndrojë te Sivaspori në Ligën e Parë të Turqisë, drejtori teknik i ekipit, Osman Zeki Korkmaz, ka kërkuar të ul imazhin e shqiptarit.

“Kam shprehur më parë pikëpamjet e mia mbi cilësinë e lojtarëve si Rey Manaj, nuk ka nevojë të komentoj përsëri për këtë. Megjithatë, sipas mendimit tim, lojtari më i mirë është lojtari në fushë. Çdo lojtar që vjen në fushë dhe stërvitet, që respekton traditat dhe historinë e qytetit dhe klubit, është i barabartë.

Roberto Carlos dhe Robinho erdhën në këtë qytet. Shpresoj që t’i lëmë pas këto ditë të këqija, do të vijnë emra më të mëdhenj. Prandaj, ajo që është e rëndësishme nuk janë individët, por Sivasspor. Ne duhet ta krijojmë këtë filozofi dhe në këtë kuptim, të gjithë duhet të veprojmë së bashku”, tha drejtori teknik. /Sport Ekspres/