Mirlind Daku vazhdon së shënuari gola te Rubin Kazani dhe të shkruajë emrin e tij në një tjetër faqe të historisë së klubit rus. Më parë Daku theu një rekord disa vjeçar si lojtari që jep kontribut për më shumë gola të shënuar me realizime dhe asiste, në kohën më të shkurtër.
Ndërkohë pas golit të djeshëm nga penalltia kundër Dinamo Makhaschkala, Daku ka vendosur sërish emrin e tij në një tjetër rekord. Pas atij realizimi, Daku regjistron 4 gola radhazi në 4 ndeshjet e fundit. Kështu Mirlindi bëhet lojtari i pestë në historinë e Rubin me këtë arritje, ndërsa më herët e kishte bërë Ryzantsev në 2007, Dominguez znë 2009, Portnaygin në 2015 dhe Jonathas në 2016. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/