Rekordi i futbollit të Shqipërisë në Europë! Dinamo na arratis nga vendet e errëta, ja se ku ndodhemi pasi mundëm Hajduk Splitin

Rekordi i futbollit të Shqipërisë në Europë! Dinamo na arratis nga vendet e errëta, ja se ku ndodhemi pasi mundëm Hajduk Splitin

Ekipet shqiptare në Europë nuk përfaqësojnë vetëm qytetin e tyre dhe klubin e tyre, por edhe flamurin e Shqipërisë. Dje Dinamo arriti një fitore të madhe kundër Hajduk Split duke mbërritur në fazën e Play Off të Conference League.

Një paraqitje shumë e mirë e ekipeve shqiptare në këtë vit të Europës teksa Egnatia është eleminuar nga Ljubjana në fazën e tretë. Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e 44 në renditjen totale mes 55 shteteve, duke u larguar nga vendet e errëta që ndodhej më parë. Në total Shqipëria ka grumbulluar 2.125 pikë me rezultatet e marra nga ekipet shqiptare në këtë sezon.

Por jo vetëm kaq, para nesh ndodhet Malta me 125 pikë më shumë dhe me një ekip të mbetur në Europë, ndërsa në vendin e 42, ndodhet Estonia me 200 pikë më shumë, por me 0 ekipe të ngelura në Europë. Pra me një fitore të Dinamos ndaj Jagellonias, Shqipëria do të shkonte në vendin e 42.

Ndërkohë në vendin e 41 gjendet Lihtshejni me 500 pikë më shumë se Shqipëria dhe ky pozicion mund të kapet nëse Dinamo arrin në fazën e grupeve të Conference League pasi Lihtshtejni nuk ka më ekipe të mbetura në Europë këtë sezon. Dhe maksimumi që mund të arrijë Shqipëria në këtë edicon mes sukseseve të Dinamos është një ecuri e mirë e ekipit të Dajës në grupe që mund të na rendiste të paktën në vendin e 40 atje ku ndodhet Ishujt Farao me 1.750 pikë më shumë se Shqipëria, por me 0 ekipe të ngelura në këtë edicion. /Sport Ekspres/