Renditja e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu mban vendin e parë, Pogradeci dhe Laçi në luftë për vendin e dytë

Renditja e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu mban vendin e parë, Pogradeci dhe Laçi në luftë për vendin e dytë

Janë zhvilluar këtë fundjavë ndeshjet e javës së 29-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku nuk munguan rezultatet interesante dhe fitoret e rëndësishme për objektivat e skuadrave.

Java u mbyll të dielën me sfidën mes Luftëtarit dhe Besës, ku skuadra kavajase arriti të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë me rezultatin 3–2.

Të shtunën u luajtën pesë përballje të tjera. Skënderbeu fitoi minimalisht 1–0 ndaj Ilirisë. Laçi mori një fitore 3–1 përballë Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi bindshëm 5–1 ndaj Kastriotit.

Fitore në shtëpi arriti edhe Lushnja, që mposhti Korabin me rezultatin 2–1. Ndërkohë Kukësi siguroi tre pikë të rëndësishme pasi fitoi 2–0 ndaj Apolonisë.

Rezultatet e javës:

AF Luftëtari – Besa 2–3
Skënderbeu – Iliria 1–0
Laçi – Burreli 3–1
Pogradeci – Kastrioti 5–1
Lushnja – Korabi 2–1
Kukësi – Apolonia 2–0