Pak më parë është publikuar edhe renditja e re e FIFA-s sa i përket Kombëtareve. Në këtë renditje kanë ndikuar ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. Në to, Shqipëria nuk mori aspak rezultate të mira, vetëm një pikë në dy takime.
Megjithatë për fatin e mirë, Shqipëria ka qëndruar në të njëjtin pozicion, në vendin e 65, atje ku ishte edhe më parë. Ndërkohë ngjitjen historike e ka bërë Kosova që për herë të parë në histori e gjen veten mes 100 më të mirëve. Aktualisht Kosova ndodhet në vendin e 99 në renditjen e FIFA-s dhe kjo nuk kishte ndodhur më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/