Renditja e Superiores/ Bylis mund Partizanin dhe Elbasani barazon me Vllazninë, Teuta afron Tiranën me Kategorinë e Parë

Renditja e Superiores/ Bylis mund Partizanin dhe Elbasani barazon me Vllazninë, Teuta afron Tiranën me Kategorinë e Parë

Në ditën e sotme është mbyllur java e parafundit e Superiores ku ka pasur shumë surpriza. Padyshim më e madhe është fakti se Tirana po afrohet gjithmonë e më shumë me Kategorinë e Parë. Bardheblutë kanë humbur sot nga Teuta 0-1 falë golit të Beshirajt në minutën e 80.

Me këtë humbje, Tirana mban vendin e parafundit dhe do të luajë gjithçka në takimin e fundit në Superiore. Nga ana tjetër, Partizani ka humbur 1-0 nga Bylisi me golin e Përndrecas në minutën e 67. Gjithashtu edhe për Partizanin, finalja do të luhet me Elbasanin për të vendosur se kush do të shkojë në Europë. Elbasani barazoi sot me Vllazninë teksa golin e Balajt e ekuilibroi Gjoni në minutën e 73. Laci ka arritur të bëjë detyron me Dinamon duke fituar 1-0, ndërsa Egnatia dhe Skënderbeu barazuan 0-0. /Sport Ekspres/

Egnatia – Skënderbeu 0-0

Laçi – Dinamo 1 – 0  (Cordeiro 77′)

Tirana – Teuta 0 – 1 (Beshiraj’ 80′)

Bylis – Partizani 1 – 0 (Perndreca 67′)

Elbasani – Vllaznia 1 – 1 (Gjoni 73’/ Balaj 48′)