Kukësi-Skënderbeu ishte më parë një duel për vendin e parë në Superiore, ndërsa tani luhet në Kategorinë e Parë. Për më tepër, situata është shumë më e zymtë për verilindorët.
Ata mbajnë vendin e fundit të renditjes me 9 pikë, ndërsa në vendin e 10 gjendet lushnja, vendi që të con në Play Out, e cila ndodhet me 16 pikë. Një diferencë jo e vogël duke parë situatën e keqe te verilindorët që vetëm një mrekulli mund t’i mbante në lojë për të shpëtuar. Ata kanë humbur sot në shifrat 0-1 me Skënderbeun, ndërsa pas kësaj fitore, korçarët konsolidojnë akoma më shumë pozitat për vendin e parë. Sa i përket takimit tjetër, Besa ia ka dalë në shifrat 3-1 me Ilirinë. /Sport Ekspres/
Besa-Iliria 3-1
Kukësi-Skënderbeu 0-1
