Pas ndeshjeve të raundit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë, skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zbresin në fushë sërish sot dhe nesër për të luajtur ndeshjet e javës së 21-të.
Sot do të luhen dy sfidat e para të javës së 21-të. Laçi pret Bylisin në shtëpi, me ndeshjen që nis në ora 13:30 ndërsa përballja Tirana – Egnatia do të zhvillohet në ora 16:30.
Sakaq, nesër do të luhen tri sfidat e tjera të javës. Skënderbeu – Vllaznia dhe Teuta – Partizani do të luhen në të njëjtën orë, 16:30. Ndeshja përmbyllëse e javës, Dinamo City – Elbasani është planifikuar të nisë në ora 19:30.
Ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit “Abissnet Superiore”
Laçi – Bylis, 18 janar, ora 13:30
Tirana – Egnatia, 18 janar, ora 16:30
Skënderbeu – Vllaznia, 19 janar, ora 16:30
Teuta – Partizani, 19 janar, ora 16:30
Dinamo City – Elbasani, 19 janar, ora 19:30