Dragan Stojkoviçi është përballur me kritika të forta pas humbjes 0-5 në shtëpi kundër Anglisë. Megjithatë, ai refuzon të flasë për dorëheqje. Sipas tij, kjo disfatë ishte e nevojshme për të zgjuar ekipin e tij nga gjumi. Stojkoviçi ka thënë qartësisht se kundërshtari i Serbisë në këtë grup është Shqipëria dhe jo Anglia. Piksi ka deklaruar në konferencë për shtyp se kushdo që mendon që mendon ndryshe, atëherë gabohet.
“Një natë e vështirë për ne dhe një humbje e vështirë. Por kur ke një rival si Anglia, duhet të kuptosh se ata janë më të mirë në të gjitha aspektet e lojës. Ajo që është e rëndësishme për mua është se ky është realiteti, ku jemi dhe kush jemi. Ata i përkasin ajkës së futbollit europian, kështu që je i pafuqishëm kundër një skuadreje të tillë. Duhet të hasësh në një fushë të tillë minash dhe mund të thuash se ata dominuan me meritë, ajo humbje mund të kishte qenë edhe më bindëse.
Na duhej kjo për t’u zgjuar, me gjithë respektin për ekipin e Anglisë. Më lejoni ta përmend edhe këtë. Kur filluan kualifikueset, e dinim që rivali ynë do të ishte Shqipëria, jo Anglia. Kushdo që nuk e besonte këtë, gabohej. Ata janë një dimension krejtësisht i ndryshëm. Pozicioni ynë është i njëjtë, duam të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur për të arritur pozicionin numër 2. Kjo është një tablo realiste e futbollit tonë”, ka deklaruar Dragan Stojkoviçi./Sport Ekspres/