“River Plate” i Iranit do Jasir Asanin, 15.000 tifozë çudisin shqiptarin, i luten të firmosi me ta

Jasir Asani mbetet ende në merkato dhe nuk është larguar nga Gëangju. Emri i futbollistit shqiptar është përfolur në disa ekipe, por edhe për shkak të qëndresës që ka bërë skuadra koreane, Jasir Asani nuk është larguar. Ndërkohë në orët e fundit ka qarkulluar lajmi se Asani do t’i bashkangjitet një ekip nga Irani, Esteghal.

Kjo është një prej ekipeve nga më të mëdhatë në Iran dhe ka një stadium me kapacitet prej thuajse 80.000 vëndesh. Esteghali është një ekip që i përafrohet stilit të River Plate për nga mënyra sesi përjetohet një ndeshje futbolli, me stadiumin e stërmbushur dhe me njerëzit që e përjetojnë ndeshjen, më shumë sesa një lojë, duke ofruar pamje të rralla. Një lajm i dalë në mediat iraniane ka bërë që Instagrami i Jasir Asanit të shpërthejë si kurrë më parë papritur.

Futbollisti shqiptar është çuditur dhe ka mbetur pa fjalë kur pa se në një fotografi të postuar në Instagram ishin rreth 15.500 komente të bëra. Një fotografi normale nga stërvitja, ndërsa një numër i tillë reagimesh dhe komentesh nuk kishin ardhur as kurrë Jasir Asani ishte heroi i Shqipërisë me golat e shënuara kundër Cekisë dhe Polonisë. Nga 15.500 komente, vetëm 500 prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa 15.000 komente vinin nga tifozët e Esteghalit në Iran.

Shumë prej tyre kishin përdorur Google Translate dhe nëpërmjet saj lanë disa komente në gjuhën shqipe në profilin e Asanit. Ata i kërkonin Jasir Asanit që të nënshkruante për Esteghalin dhe i garantonin se në vendin e tyre nuk ka luftë, por është një vend në paqe dhe pa konflikt.

Kjo e detyroi edhe Jasir Asanin që të mbyll komentet për pak kohë pasi profili i tij është pushtuar me një numër të madh reagimesh të njerëzve nga Irani që kërkojnë firmën e tij. Ndërkohë në mediat iraniane është theksuar se problemi për këtë kalim të Asanit është pikërisht fakti se Irani ndodhet shpesh në një histori konfliktesh si në rastin e fundit me Izraelin dhe për këtë arsye, Asani nuk dëshiron që të shkojë atje. Kështu tifozët e Estghalit janë bashkuar dhe kërkojnë që ta bindin vetë futbollistin shqiptar duke i garantuar paqen dhe se nuk do t’i cënohet siguria e tij në Iran.

Gjithashtu edhe trajneri i Esteghal po mundet të bëjë gjithçka që të bind lojtarin e Shqipërisë për ta marrë si përforcim në merkaton e verës. Tani vendimi mbetet në duart e Asanit, por e sigurisht është që më një reagim të tillë të njerëzve në profilin e shqiptarit, nëse ky kalim do të ndodhte, një pritje e madhe dhe e çmendur do të bëhej për lojtarin kuqezi. /Sport Ekspres/